http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë. Pas daljes nga prokuroria ku dëshmoi për rreth 25 miniuta në lidhje çështejn ?Xhisiela?, Basha teksa nuk pranoi të jepte detaje nga dëshmia që bëri para prokurores Elsa Miha, theksoi se thirrja e kryetarit të opozitës në prokuroi është fillimi i vendosjes së regjimit?Sot deputeti Salainji ka dëshmuar pas kallëzimit nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit për të shpëtuar. Thirrja e kryetarit të opozitës për tu paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit. Kam një mesazh për Ramën; PD, unë dhe shqiptarët sa nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe nuk impresionohemi nga makinacionet e shtetit privat, do të vijojmë betejën tonë?Basha iu drejtua prokuroisë për faktin se kreu i grupit paralamentar i PS, Taulant Balla, pas dëshmisë së ish-oficerit Nuhu e kallëzoi penalsiht kreun demokrat, për faktin se sipas tij, sajuan një skaenar ëpr të dëmtuar imazhin e tij.Balla akuzoi gjithashtu edhe nënkryetarin e PD, Edi Paloka, deputetin Enkelejd Alibeaj, gazetarin Basir Çollaku si dhe ish-oficerin Emiljano Nuhu.