Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
5 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penalë janë vënë në pranga në kuadër të operacioneve të Policisë së Shtetit në disa qytetete të vendit për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Gjatë kontrolleve u sekuestrua, drogë, lëndë plasëse, municione dhe materiale të vjedhura.
Policia e Durrësit arrestoi autorin e dytë të dhunimit të 51 vjeçares Qefsere Koleci ngjarje e shënuar rreth tri javë më parë në fshatin Armath të Manzës
Në pranga u vu Algert Koleci.
Ai në bashkëpunim me të vëllanë Admirin, i ndaluar më parë dhe të atin Mehdi Koleci, që vijon te jetë në kërkim dhunuan për motive pronesie 51 vjecaren.
Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 17 vjecar i cili ishte në kërkim pasi në bashkëpunim me të atin Bibë Deda dhe Nikoll Përleshin tentuan të vrasin me thikë një 20 vjecar në durrës. Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht.
Policia e Kurbinit ndërkohë arrestoi një 34 vjeçar nga Fushë Mamurrasi pasi gjatë kontrollit në banesë dhe magazinën e lokalit në pronësi të tij u gjetën drogë, tritol dhe municione.
Në pranga përfundoi Zef Marku. Policia sekuestroi gjithëashtu pajisje elektronike dhe elektroshtëpiake që dyshohet se ishin të vjedhura.
Gjatë kontrolleve në komisariat janë shoqëruar 10 persona kryesisht me precedentë penal për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policia e Mallakastrës. Në pranga janë vënë shtetasit Fatmir Merkaj 26 vjeç dhe Muharrem Saliaj 65 vjeç, ndërsa janë shoqëruar për verifikim edhe 8 persona të tjerë.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrolleve të policisë dhe FNSH në lokale dhe akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-aksione-ne-mamurras-mallakaster-e-durres-arrestohen-5-te-kerkuar