Një numër i madh i udhëtarëve kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit mes një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë. Në autobusin e Maqedonisë ka pasur 18 udhëtarë, prej të cilëve edhe katër fëmijë. Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga Maqedonia u lënduan rëndë, si dhe gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta, ndërsa udhëtarët e tjerë kanë kaluar pa pasoja. Edhe nga Ministria e jashtme e Maqedonisë konfirmojnë numrin e personave të lënduar në aksident dhe thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet austriake për të dal me raport pas inspektimit të plotë. Sipas policisë austriake deri tek aksidenti ka ardhur kur autobusi nga Maqedonia është ndaluar për shkak të një defekti, ndërsa është goditur nga një kamion. Kamioni ka qenë i ngarkuar me dru, ndërsa pas goditjes është përmbysur dhe shoferi ka ngecur brenda duke pësuar lëndime të rënda. Mediumet austriake njoftojnë se për shkak të aksidentit ka qenë e mbyllur autostrada për në Linz.