Çështja “Xhisiela”, Basha në prokurori - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-12 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Çështja e Xhisiela Malokut çon në prokurori liderin e opozitës Lulzim Basha. Kreu i PD është thirrur në mesditë për të dëshmuar mbi deklarimet e tij për dhunimin e vajzës nga Fushë Kruja, si dhe për akuzat që ai bëri publikisht për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.Sipas Bashës, Balla i kishte dhënë mbrojtje deputetit të PS Rrahman Rrahja, në kohën kur djali i këtij të fundit ishte thirrur në polici për dhunimin e Xhisiela Malokut.Basha po ashtu i doli në mbrojtje ish oficerit të policisë Emiljano Nuhu, duke i quajtur të vërteta akuzat e tij se Taulant Balla kishte qenë në stacionin policor të Fushë Krujës, duke marrë në mbrojtje agresorin.Pas këtyre deklarimeve publike, Balla paditi Bashën në prokurori për shpifje.Kreu demokrat konfirmoi këtë të premte praninë e tij në prokurori për të dhënë shpjegime.Ndërkohë, edhe deputeti i PD Ervin Salianji dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e babales si dhe për audiopërgjimin e Fredi Alizotit. Që prej mëngjesit, ai u mor në pyetje nga dy prokurorët e çështjes, Genti Osmani dhe Përparim Kulluri.Burimet bënë të ditur se Salianji është pyetur mbi kontaktet e tij me Albert Veliun si dhe për rrethanat në të cilat është realizuar videopërgjimi i dëshmitarit Fredi Alizoti.Ervin Salianji ndodhet nën hetim nga krimet e rënda me akuzën e kallëzimit të rremë. Ai dyshohet se në bashkëpunim me Albert Veliu, Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi kane organizuar audiopergjimin me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të brendshëm.