Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëm nga roja bregdetare italiane.
Në mjetin lundrues janë sekuesstruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.
Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomone me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit "Le Cesine" në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.
Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.
Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore "Le Cesine."
Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.
24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Lecce.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Policia italiane informon se prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 ton marijuanë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për transportimin e drogës dhe janë arrestuar 42 skafistë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/itali-sekuestrohet-gomonia-e-mbushur-me-droge-dy-shqiptare-te-arrestuar