Ora News - Deklarata e fortë e deputetit PD: Fredi Alizoti, është Fred hajduti.

2018-10-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka manipuluar zërin e Agron Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga kjo parti.

Alizoti është gjithashtu personi që deklaroi pak ditë më parë në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e e ka manipuluar ai këtë zë.

I ftuar mbrëmë në emisionin ?Debati në Channel One? të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si ?Fred hajduti? dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

"Kur dëgjova dëshminë Fredi Alizoti nuk u kujtova se kush ishte. Por Fredi Alizotin në Fier e njihnim si Fredi hajduti. Kështu i flasim. Sinqerisht. Shpesh herë në rrugë më dilte e më thoshte më jep një 10 mijë lekëshe se kam ngelur pa lekë. Dhe merrte atë 10 mijë lekëshin e ikte. Nuk e kishte vetëm me mua por dhe me të tërë.

Fredi hajduti, ose Fredi Alizoti është marrë nga policia sepse ai është kontigjent i policisë. Ai nuk rrinte pa vajtur në polici një herë në dy javë. Me të dy kam njohje, por babalja nga Vlora është dhëndër në Fier po tek lagjia ime, dhe i njoh vjehrrin dhe vjehrrën. Nga ana e bashkëshortes ka një familje të mrekullueshme, që njihen në Fier të shkëlqyer. Babalen nuk e kam parë në jetën time. Fredi Alizotin e njoh mirë është një mitoman është një njeri që mendërisht nuk duhet të jetë mirë se unë po ti thoja që ke qenë pardje e ke takuar Donald Trumpin ai rrezik ta pranon".

Lidhur me videopërgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deklarata-e-forte-e-deputetit-pd-fredi-alizoti-eshte-fred-hajduti-me-lypte-1-mije-lekesha