Tiranë, pritë të riut në Kombinat, qëllohet me thikë pranë shtëpisë, vdes në spital

2018-10-12 10

TIRANE-Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Viktima është Olti Hajdari 30-vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrugën ?Bego Hoxha? në Kombinat.

Sipas burimeve të Report Tv, i riu ishte duke shkuar për në banesë në momentin kur te dera e shtëpisë në një rrugicë është ndaluar nga një 25-vjeçar, i cili pas sherrit e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur. REPORT TV siguron pamjet nga vendi ku ndodhi ngjarja mbrëmë në Kombinat.I riu është transportuar në spital, por sipas policisë në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur që t?u mbijetojë plagëve që ka marrë. Autori është larguar pas krimit, por është identifikuar. Ai është M. S. 25 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Enden nuk dihen shkaqet e sherrit mes dy të rinjve.

Kjo është ngjarja e dytë që ndodh në kryeqytet brenda pak orëve, pasi po mbrëmjen e djeshme një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Ngjarja ndodhi në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemecë. Vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Free Traffic Exchange