Balla: Nuk e kam takuar Fredi Alizotin, numrat e telefonit nuk me perkasin mua

2018-10-11 0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndërhyri përmes një lidhje telefonike në emisionin "Opinion" në Tv Klan, për të sqaruar akuzat e bëra ndaj tij në lidhje me video-përgjimin e dytë për dosjen "Babalja", atë të Fredi Alizotit.

Në lidhje me dy numrat telefonikë të publikuar që pretendohet se njëri prej i përket Taulant Ballës, ky i fundit i ka mohuar këto akuza duke përmendur edhe emra.

Blendi Fevziu: Jeni në qendër të vëmendjes të paktën në muajt e fundit në këto 5 çështje.

Taulant Balla: Nuk ka asnjë akuzë që vjen përveçse nga Lulzim Basha dhe një person nga i cili marr akuza për 13 vite, që ka bërë edhe detyrën e ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Kërkova të ndërhyj në emisionin tënd për të sqaruar opinionin publik. Më vjen keq që dhe ju nuk e keni verifikuar, po dy numrat e telefonit që ju publikuat janë të personave anëtarë të bandës së Sali Berishës. Anëtar i bandës së Sali Berishës quhet Sali Lushaj dhe anëtar i bandës së Sali Berishës, Avdyl Xhomataj. Tani nëse dhe mua më bëni anëtar të bandës së Sali Berishës....

Taulant Balla theksoi se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin.

Blendi Fevziu: Pse Alizoti përmend emrin tënd në bisedë gjithmonë ?E keni takuar, a keni folur ndonjëherë më të?

Taulant Balla: Të garantoj me përgjegjësi të plotë që as nuk ja kam parë ndonjëherë fytyrën, as nuk e kam takuar Alizotin. Por sigurisht është bërë publike dhe tashmë dihet dhe Alizoti është vënë në një regjistrim deklarime tashmë të bëra, për të përfshirë emrin tim, apo emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për të shpëtuar varkën e ?Babales?.

Blendi Fevziu: Janë materiale të Prokurorisë, është përgjim telefonik i Prokurorisë dhe zyrtar. Taulant Balla: Unë po ju them se Prokuroria në materialin 340 faqes dhe më gjeni që sipas hetimit të Prokurorisë, rezulton se ku Taulant nga Librazhdi është Taulant Balla. Dhe e dyta gjeni në materialin e Prokurorisë apo çdo material tjetër, ku Alizoti të më ketë takuar mua apo dikë tjetër nga Partia Socialiste.

Free Traffic Exchange