Report Tv-Humb jetën 13-vjeçarja në Tiranë, dyshohet se është vrarë

2018-10-11 5

Një vajzë ka ndërruar jetë në Tiranë. 13-vjecarja me iniciale K.B, dyshohet se mund të jetë vrarë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se e mitura ka patur disa plagë thike në trupin e saj. Ajo është shoqëruar në spitalin e Traumës nga babai, ku edhe ka humbur jetën. Vajza jetonte në një banesë në Lanabregas me prindërit e saj, të cilët janë shurdhmemec. Mësohet se vajza i përkiste komunitetit egjiptian.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Informacion Paraprak

Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.