Report Tv-Shkolla e fshatit Frakth në Mat në gjendje të mjerueshme

2018-10-11 1

120 nxënës të shkollës 9-vjeçare ?Rexhep Kërtuka? në fshatin Frankth në Bashkinë e Matit, mësojnë në kushte skandaloze. Godina e shkollës është e amortizuar nga të gjitha anët, pasi në çdo klasë ka plasaritje të mureve.

Edhe dyshemeja e të gjitha klasave përfshirë edhe koridoret është e dëmtuar, ndërsa nxënësit duhet të përballen me gropat sa herë të lëvizin në klasa apo të dalin në tabelë gjatë mësimit.

Një nga problemet më të madha në këtë shkollë mbetet kopshti. 27 fëmijë edukohen në një ambient shumë të ngushtë, duke mos patur asnjë hapsirë komode për të zhvilluar normalisht procesin edukativ.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Miranda Bruçi thotë se problemi i dëmtimit të mureve, tavanit dhe dyshemes ka qenë prej vitesh. Bruçi shtoi se janë bërë kërkesave të vazhdueshme nga ana e saj në Bashkinë e Matit por nuk i është përgjigjur asnjeri.

Jashtë kameras banorët e zonës thanë se nëse nuk do të ndërhyhet për riparimin e shkollës, ata do të detyrohen të mos dërgojnë fëmijët në shkollë. Ndërkohë që situata më problematike paraqitet gjatë muajve të dimrit ku shkolla do të rrezikojë të shembet.