Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të premten në Këlcyrë do të zhvillohet një ceremoni fetare për varrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së viteve 1940-1941.
Lajmi është konfirmuar nga ministria e jashtme greke, që nxorri një komunikatë për shtyp mbrëmjen e të enjtes.
?Në zbatim të marrëveshjes që u arrit me palën shqiptare dhe në kuadër të zgjidhjes së problemeve shumëvjeçare ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, përfunduan punimet në zonën e Dragotit?, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme greke.
Sipas komunikatës, të premten në Këlcyrë do të zhvillohet ceremonia e varrimit të eshtrave të 573 ushtarëve grekë. Më herët, në korrik, në varrezat e Bularatit ishin varrosur eshtrat e 100 të rënëve të tjerë.
Punimet për kërkimin dhe varrimin e eshtrave do të vazhdojnë në zonat e Kosinës, Këlcyrës dhe Përmetit, sipas vendimeve përkatëse të komisionit dypalësh të ekspertëve, njofton më tej ministria e jashtme greke.
Në komunikatën për shtyp, njoftohet gjithashtu se më 28 tetor, do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore për të rënët, ku do të marrin pjesë përfaqësueses të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Greqisë. Ndërkaq, nuk thuhet se ku do të zhvillohet kjo ceremoni.
Ministria e jashtme greke ?përshëndet edhe një herë tjetër bashkëpunimin miqësor me palën shqiptare në kuadër të marrëveshjes dhe shpreh kënaqësinë që thuajse 70 vjet pas flijimit të tyre, shpirtrat e të rënëve grekë më në fund do të prehen në paqe?, përfundon komunikata për shtyp.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-premten-ceremonia-e-varrimit-te-eshtrave-te-573-te-reneve-greke