Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke i renditur të gjithë veprimet e Prokurorisë që i konsideron shkelje, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh në një konferencë për mediat se Edi Rama ka krijuar një skenar për të mbrojtur Agron Xhafaj.
Alibeaj: Edi Rama e di të vërtetën për çështjen e Agron Xhafajt. E pranon edhe vetë. Prandaj anagazhoi të gjithë shtetin, nga Ministri i Brendshëm tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Prokurori i Përgjithshëm tek Kryetari i Grupit Parlamentar, për të mbuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur trafikantin e drogës Agron Xhafaj.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duke u mbështetur në dokumentet që i bëri publike, tha se hetimin e Agron Xhafaj e ka bërë vëllai i tij Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-prokuroria-ia-ka-adresuar-policise-se-fatmir-xhafajt-te-fabrikoje-prova-te-mbrojtur-vellain