Report Tv-Masakra në Mat, flet kryetari i bashkisë dhe deputetët e PD: Ngjarja e rëndë

2018-10-11 1

Pak orë pas masakrës në Mat, kanë folur për Report Tv, kryetari i bashkisë Mat, Nezir Rizvani, deputetët Dhurata Cupi e Xhemal Gjunkshi, si edhe Luftim Vani, anëtar i Këshillit të Bashkisë Mat.

Kryebashkiaku i Matit, ka thënë se kjo ngjarje është e rëndë dhe se është njoftuar nga brigadieri për atë që kishte ndodhur.

Më mori brigadieri në orën 2 pa 5 në telefon, më tha, ishim duke ngrënë bukë erdhi na vrau pothuajse të gjithëve. Mora shefin e Komisariatit shkova menjëherë në vendngjarje. Kishin 4 ditë që punonin. Nuk besoj se ka ndodhur për rrugën. Sipas dëshmitarëve, autori ka qenë i dehur .

Nezir Rizvani, Kryetar i Bashkisë Mat
Deputetja demokrate Dhurata Cupi e ka konsideruar vrasjen një tragjedi, e cila duhet të zbardhet sa më shpejt.

Jemi në kushtet e tragjedisë. Ishin duke punuar për komunitetin, të zbardhet sa më shpejt

Dhurata Çupi, Deputete e PD
Deputeti Xhemal Gjunkshi ka apeluar që policia e Shtetit të veprojë për të parandaluar ngjarje të tilla.

Rast i paprecedentë. Vrasësi u kap, por duhet të ndëshkohet menjëherë. Apel për policinë e Shtetit, që të parandalojë këto ngjarje. 4 punonjësit ishin në krye të detyrës. Shkuan të punonin për komunitetin. Vetëm këtu ndodh kjo gjë.

Xhemal Gjunkshi, Deputet i PD
Luftim Vani, anëtar i këshillit bashkiak të Matit, ka thënë se ngjarja është e rëndë për të.


Kjo s?ka ku të vejë më. Ata ishin në krye të detyrës. Ngjarje më të rëndë nuk ka. Edhe me kanun nuk ndodh kjo gjë. Edhe hasmi priste sa ta zinte gjumi. Në gjumë dhe duke ngrënë s?ndodhnin kurrë këto gjëra.

Luftim Vani, Anëtar i Këshillit të Bashkisë Mat