Report Tv-Presidenti Meta rikthen sërish ligjin për Teatrin Kombëtar

2018-10-11 0

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikthyer për herë të dytë ligjin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Presidenca argumenton se ligji i dytë, që u miratua në sesionin e ri parlamentar në shtator është rikthyer, pasi nga dekreti i parë, që pavarësisht se u miratua në Kuvend nga shumica, nga 9 pikat që kreu i shteti kërkoi për rishqyrtim, u mor në konsideratë vetëm njëra, por edhe ajo jo e plotë.

Edhe pse në ligjin e ri që u miratua nga Kuvendi në shtator hapet gara për kompanitë e interesuara për ndërtimin e Teatrit të ri, Meta thotë se kjo pikë ka shkelje, pasi paracakton fituesin. Presidenti shprehet ligji i ri parashikon se çdo subjekt që dëshiron të konkurrojë, është i detyruar që të lidhë, apo të ketë lidhur marrëveshje me pronarët e truallit ku do të zhvillohet projekti.