Ikja e paralajmëruar e Fatos Arapit, studiuesit: Ishte poeti më i talentuar shqiptar i shekullit XX

2018-10-11 2

Fatos Arapi është një nga poetët më të talentuar të shekullit XX, që ka pasur Shqipëria, por ai nuk do të jetë më midis nesh. Është shuar në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Tiranë. Shkrimtarët edhe studiuesit që e kanë njohur nga afër, si Moikom Zeqo dhe Behar Gjoka, vdekjen e tij e cilësojnë një humbje të vërtetë për letërsinë, edhe pse poeti kishte kohë, që qëndronte i heshtur në vetminë e tij

Ai do të mbahet mend si një poet, që pas viteve ?60 shkëlqen forca e madhe krijuese, fantazia e tij edhe forma moderne e të shkruarit. Pas viteve ?60 hynë tek poetët që kanë bërë një rinovim, një modernizim të poezisë shqipe. Ai mund të quhet poeti më modern ndër ato vite, që kishte edhe poetë të tjerë, si Agolli edhe Kadare. Të tre bënin një lloj triniteti të kohës së poetëve, kështu klasifikoheshin edhe në vëzhgimet estetike të atyre viteve