http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas Flaka Halitit, piktores nga Kosova që punon në Gjermani, një tjetër artiste që ka ekspozuar në galeritë europiane vjen në Tiranë. Është gjermania Ruth Wolf qe I prezanton publikut punimet e saj.Ajo u bë e njohur për një stil mjaft origjinal. Në vitet ?70 pikturat dhe posterat e saj u dalluan nga kritika, pasi askush nuk kishte punuar më herët me makina shkrimi për të shprehur vizualisht ndjesi në telajo.Kjo është ekspozita e tretë që çel Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë. edhe pse ky event vjen në kuadër të tetorit gjerman. Megjithëse sipas kritikës, tre ekspozita janë pak në 12 muaj, veprat e kësaj artisteje, për drejtorin e Galerisë Shkololli meritojnë të ekspozohen deri më 12 janar të vitit tjetër.