Dy familje të 'Petro Nini Luarasi', pas përplasjes së ditës së djeshme me përmbarimin duke kundërshtuar prishjen e banesës së tyre dy katëshe kanë marrë vendimin se nëse nuk gjendet zgjidhje për pronën e tyre ata do të vetëflijohen.
Ata kanë bërë gati bombulat e gazit duke u shprehur se nëse shtëpia prishet, ata do të vetëflijohen. Familjet Dervishi dhe Llapaj janë zgjuar mëngjesin e sotëm në orën 02.00 nga fadromat, të cilat kërkuan të hynin në shtëpi.
Referuar dëshmive të banorëve, fadromat kanë tentuar të hyjnë me forcë dhe është dashur ndërhyrja e policisë që të mos bëhej asnjë veprim tjetër. Megjithatë, njëra prej fadromave ka arritur të hyjë në banesë dhe është brenda oborrit të shtëpisë.