http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Eshte rasti i pare qe presidenti kthen per rishqyrtim ne parlament dy here ligjin qe i hap rruge ndërtimit te Teatrit te ri Kombëtar. Por ky precedent i ri duket se nuk e shqetëson mazhorancen.Do ta trajtojmë me qetësi e dashuri dekretin.Praktika e ndjekur ne kete rast eshte tërësisht e re, pasi ne raste te ngjashme edhe kur parlamenti pranonte dekretin presidencial e bënte ndryshime ne ligj, kreu i shtetit bënte vetem shpalljen e tij.Megjithatë meqenëse presidenti i republikës e ka trajtuar si ligj te ri, mazhoranca ka te gjitha votat e nevojshme per ta rrezuar vendimin e kreut te shtetit e per ti hapur rruge keshtu hyrjes ne fuqi te ligjit.Gjate seancës plenare kreu i grupit parlamentar Taulant Balla ka reaguar ndaj video-përgjimit me te fundit te publikuar nga Partia Demokratike.Sipas Balles PD duhet te distancohet nga e gjithë kjo ceshtje ose duhet te mbaje nje njolle te rende turpi.