http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në prag të miratimit të paketës fiskale 2019, komuniteti i biznesit ka hartuar një sërë propozimesh për qeverinë. Ndër pikat më kryesore, sipërmarrësit kërkojnë që të mos jetë vetëm sektori i ndërtimit ai që të kontribuojë për ofrimin e ambienteve për shtresat nevojë, por të jenë të gjithë kompanitë që të paguajnë nga 1% nga fitimet e tyre.?Ju e dini që kemi një taksë 3 %, që ne e konsiderojmë taksë solidariteti. Pra ndërtuesit duhet të japin në bashki 3 % të godinës për shtresat në nevojë. Ne gjykojmë që kjo taksë është diskriminuese. Për shtresat në nevojë duhet të kontribuojnë të gjitha bizneset jo vetëm ndërtuesit, ndaj propozimi ynë është që 1 % e fitimeve të kompanive të kalojnë për krijimin e një fondi të nevojshëm për familjet në nevojë?-thotë Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë Tiranë.Për ne kjo është një taksë antikushtetuese, por ne po i drejtohemi sërish qeverisë që të reflektojë dhe të mos penalizojë vetëm sektorin tonë për këtë problem social. Ne nuk përjashtojmë veten nga pagesa e kësaj takse, por s?kemi pse të kemi këtë diskriminim. Ne do i drejtohemi edhe gjykatës kushtetuese kur të krijohet?-thotë Luigj Aleksi, kryetar i shoqatës së ndërtuesve.Paralelisht me këtë fakt, për të lehtësuara sektorin e ndërtimit nga barra e lartë e taksave, Dhoma e Tregtisë kërkon edhe rishikim të taksës së infrastrukturës, e cila jo vetëm duhet të paguhet me këste, por ajo duket të ulet në nivelin e 5 %, nga 8 që është aktualishtNga ana tjetër, Dhoma e Tregtisë propozon që kufiri i përfshirjes së bizneseve në TVSH të jetë për ato me qarkullim 10 milion lekë në vit. Ndërsa bizneset kërkojnë të vendoset një taksë për të gjitha rezidencat në zonat bregdetare që kanë një sipërfaqe prej 300 metra katror.Kërkesat e biznesit pritet të vlerësohen nga Ministria e Financave, si dhe do të jenë objekt diskutimi edhe në komisionet parlamentare.