Merret në pyetje Fredi Alizoti - News, Lajme - Vizion Plus

2018-10-11 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Krimeve të Rënda merr në pyetje Fredi Alizotin, personin që ka pranuar se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të brendshëm.Por këtë radhë prokurori Gent Osmani po e pyet Alizotin jo për këtë çështje, por për videopërgjimin e publikuar nga deputeti i PD Ervin Salianji.Në këtë filmim, Alizoti shfaqet duke  folur për mënyrën se ai përfundoi te krimet e rënda për të dëshmuar për çështjen e babales. Alizoti pretendon gjatë bisedës se ai u mor në shtëpi nga vetë drejtori i përgjithshëm i policisë dhe më pas në Tiranë u takua me kreun e grupit të PS Taulant Ballën dhe dy persona të tjerë.Sipas Alizotit, ata tentuan ta manipulonin për të dhënë dëshmi në favor të tyre.Pritet që dëshmitari të flasë për rrethanat në të cilat është kryer ky videopërgjim: përkatësisht vendi, ora dhe personat që ndodheshin me të në lokal.Por hetimet e prokurorisë do të përfshijnë edhe deputetin e PD Salianji, i cili është thirrur për të dëshmuar për këtë çështje te premten.Një ditë më parë, Taulant Balla dhe kreu i policisë Ardi Veliu mohuan të kenë patur kontakte me Fredi Alizotin.

Free Traffic Exchange