Report TV - Vjedhje kasafortash, bizhu dhe mijëra euro, pranga dy 'skifterëve' nga Fushë-Kruja

2018-10-11 13

TIRANË- Pas një hetimi disa mujor, policia ka zbardhur dhe dokumentuar shtatë raste vjedhjesh (kasafortash, vlerash të mëdha monetare e sende të çmuara) të ndodhura në banesa.

Për këto vjedhje janë identifikuar edhe kapur dy autorët: Kastriot Xhixha, 42 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili u arrestua në flagrancë duke kryer një vjedhje në Durrës dhe G. A., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë i shpallur në kërkim.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje duke hapur derën kryesore me një mekanizëm të përshtatuar për hapjen e çdo lloj dere pa shkaktuar dëmtim të bravës.

Vjedhjet e dy ?skifterëve?:

- 13 000 euro dhe një kasafortë në banesën e shtetases Y. S., më datë 11.09.2018 në rrugën Shyqyri Berxolli.

- vjedhjen e disa bizhuterive të çmuara në banesën e shtetasit P. C, më datë 13.08.2018 në rrugën ?Reshit Çollaku?.

- vjedhjen e 15 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuterive floriri në banesën e shtetases Z. D., më datë 21.07.2018 në rrugën ?Bogdanët?.

- vjedhjen e disa orave dore floriri dhe bizhuterive në banesën e shtetasit F. Sh., më datë 18.06.2017 në rrugën ?Maliq Muço?.

- vjedhjen e 6 milion e 600 mijë lekë të vjetra dhe 10 000 euro në banesën e shtetases E. Ll., më datë 08.04.2017, në rrugën e ?Barrikadave?.