Pa gjurmë- Gazetarët arrijnë në gjurmët e dy te vegjëlve, pista e mundeshme Gjermania

2018-10-10 11

Pasi kaluan disa vite nga divorci i parë Marinela dhe Fatosi, u drejtohen zyrave të gjendjes civile, nga ku ribëjnë bashkimin në martesë, martesë e cila do të zgjaste vetëm një vit pasi rinisën debatet. Ata u divorcuan për herë të dytë më datë 5 janar të vitit 2016 dhe 2 të miturit asokohe djali 5 vjeçe dhe vajza 4 vjeçe, me gjykatë me vendim ia kaloi nënës, Marinelës, ndërsa babai, Fatosi duhej të paguante detyrimin ushqimor prej 5 mijë lekësh të rinj për secilin nga fëmijët. Sipas të njëjtit vendim, nga Gjykata e Rrethit gjyqësor Dibër, babai duhet t?i takonte fëmijët e tij të shtunën e fundit të çdo muaji. Kanë kaluar tre vite nga ndarja e dytë dhe Marinela, nuk ka lejuar mundësinë e takimit të fëmijëve me babain, si dhe me askënd tjetër nga pjesëtarët e familjes së ish-bashkëshortit.

Gjyshja e dy fëmijëve, Gjyle Halili e ftuar në emisionin ?Pa gjurmë? ka thënë se vetë Marinela i braktisi fëmijët, ndërsa sot i ka rrëmbyer dhe ata nuk dihen se ku janë. Ajo ka thënë se kërkon vetëm që ti takojë.

Free Traffic Exchange