stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Mimoza Qyra denoncon në ?Stop?, se ka punuar 3 vjet si sanitare në Klubin e Futbollit Tirana, por nuk ka marrë pagën e 9 muajve.Mimoza ka fituar të drejtën e saj në shkallët e gjyqësorit dhe ka marrë përmbarues për ekzekutimin e vendimit, por paratë nuk ka mundur t?i shtjerë në dorë.Përmbaruesi shtetëror Pjetër Cakaj, shprehet se as Klubi dhe as Presidenti i Klubit Refik Halili, nuk kanë lekë në llogari. Edhe Nipti i Klubit Tirana është I bllokuar.Përgjegjësi i stadiumit, Ksenofon Haskocela, shprehet, se klubi ka borxhe në bashki, OSHEE, te futbollistët dhe gjithë organika, ndaj ka një rradhë shlyerje.