Ora News - Alarmi për shëndetin mendor, në 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit

2018-10-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një në katër persona në botë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Studimet e Organizatës Botërore të Shëndetit ngrejnë alarmin se në vitin 2020 depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë ato kardiovaskulare.

Mjekët në Shqipëri thonë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është rritur.

Arjana Reli: E gjithë bota vuan nga problemet që nisin nga ankthi deri tek sëmundjet e vërteta, aq më tepër shoqëria jonë që ka pësuar ndryshime shumë të mëdha.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, gjatë një takimi me të rinjtë Ministrja e Shëndetësisë prezantoi strategjinë e re që synon zhvendosjen e trajtimit nga spitalet psikiatrike drejt shërbimeve komunitare.

Ogerta Manastirliu: Të gjithë ata persona që kanë probleme, trajtohen për probleme të shëndetit mendor, duhet të mos trajtohen nëpër spitale por të kenë mundësi të trajtohen pranë familjeve të tyre dhe të ndiqen nga qendrat komunitare ditore të shëndetit mendor me rrjetin e mjekëve.

Mbi rëndësinë e kësaj dite ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale thekson rolin e familjes dhe komunitetit për ekuilibrin mendor të një personi, e sidomos të të rinjve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/alarmi-shendetin-mendor-ne-2020-depresioni-do-te-cilesohet-semundja-e-shekullit