Banorët e Laprakës në protestë për fushën e sportit, Bashkia: S'ka leje për pallat

2018-10-10 0

Tiranë- Disa banorë në Laprakë kanë dalë në protestë paraditen e sotme pasi pretendojnë se fusha sportive, një terren që prej 20 vitesh është përdorur prej tyre si e tillë do të prishet. Sipas tyre, në vend të fushës pritet të ndërtohet një pallat. Sot në mëngjes, kur kanë parë fadromat të mbërrijnë pranë fushës banorët kanë dalë jashtë dhe kërkojnë garanci që ky terren sportiv nuk do të preket. Ata thonë se personi që pritet të ndërtojë pallatin ka edhe një vendim gjykate dhe leje ndërtimi që të finalizojë qëllimet e tij.