TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca gjyqësore e pajtimit mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës për akuzën e Ballës për 3.4 mln eurove në Toyota Auris.
Kjo është seanca e dytë që zhvillohet mes kreut të PD-së Basha, i cili u përfaqësua nga avokatët e tij, Gazment Bardhi e Ivi Kaso, dhe deputetit të PS-së, Taulant Balla që ishte i pranishëm, i shoqëruar në sallë nga avokati Gentjan Rumano.
Në momentin e mbërritjes në ambjentet e Gjykatës, Taulant Balla ka parë avokatët e Bashës dhe është shprehur para kamerave se: S'paska ardhur gjumashi!
Gjatë seancës, avokati Bardhi është shprehur se qëndrimi i tij është se Basha i qëndron deklaratave publike, të cilat janë bërë nën cilësinë e kreut të opozitës.
Ndërsa Balla ka rikonfirmuar gjithashtu dëshirën për mospajtim me Bashën.