Basha nuk shkon në gjykatë, Balla: I ka frikë. Avokatët: Eshtë 24 orë në shërbim të popullit

2018-10-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka zgjatur më pak se 30 minuta seanca e parë në Gjykatën e Tiranës e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Padia shqyrtohet nga gjyqtari Gerd Hoxha i cili në seancën e sotme ftoi palët ta zgjidhin me pajtim por nuk gjeti mirëkuptim.

Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t?i dhënë mundësi prokurorit të jetë i pranishëm në proces. Balla ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kreu i PD u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar, Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat. Por nuk mendojnë kështu dy avokatët të cilën shpjeguan se Basha është në shërbim 24 orë të njerëzve përkundër Ballës që është në shërbim të hallit të tij

Taulant Balla: : "Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin. Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet. Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD.

Kur ne thamë që Berisha i la PD Bashës në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën dhe e ka shndërruar PD në një kinostudio Babalesh. Sot është shndërruar nga një puntatë në një puntatë tjertër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/padia-shpifje-ndaj-bashes-balla-mberrin-ne-gjykate