Shkarkohet nga detyra Drejtori i Policise se Burgjeve

2018-10-10 3

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi nuk ekzekutoi vendimin e gjykatës për të transferuar Ervis Martinaj nga një spital privat drejt Spitalit të Burgut.

Ervis Martinaj mbeti i plagosur mbrëmjen e 4 Tetorit në një lokal në ish-Bllok dhe prej asaj dite kurohej në një spital privat.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg me afat  30 ditë për Martinajn dhe paraditen e së martës pritej transferimi i tij drejt ambienteve të spitalit të burgut.

Kanë qenë mjekët e spitalit privat që kanë refuzuar këtë transferim të Martinajt, me arsyetimin se nuk ishte në gjendjen e duhur shëndetësore për të lëvizur drejt spitalit të burgut.

Pas debateve mes forcave të rendit dhe mjekëve të spitalit, Martinaj u transferua me dy orë vonesë drejt spitalit të burgut. Mësohet se personeli i spitalit privat nuk ka plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Elvis Martinaj.

Për të gjitha këto, Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve ka nisur verifikimet për të parë nëse është ndjekur si duhet procedura. Sakaq është bërë edhe një kallëzim penal për personelin e spitalit privat ku qëndronte Martinaj, për pengim në zbatimin e vendimit të gjykatës.