Report TV - Zbulohet e kaluara e 'kunatit; të 'Babales', i dënuar për vjedhjen e dy televizorëve

2018-10-10 0

Kunati i Albert Veliut (Babalja) Fredi Alizoti që ka pranuar rolin e ?aktorit? në imitimin e zërit të Agron Xhafajt rezulton i dënuar me dy vite burg për vjedhje. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno siguroi vendimin e plotë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, 26.06.2015, ku rezulton se Alizoti është dënuar për vjedhjen e dy televizorëve në një karburant në datë 5 dhjetor të vitit 2014.

Bazuar të dosja e plotë që e dërgoi në burg, Alizoti theu xhamat e pikës së karburantit duke marrë dy televizorët, por tentativa për t?u fshehur dështoi, pasi u arrestua. Por ky nuk është dënimi i vetëm për Alizotin, pasi ai ka deklaruar në videon e publikuar nga PD se ka bërë edhe 14 vite të tjera burg, por mbeten të paqarta rrethanat.Fredi Alizoti doli në skenë në audio përgjimin Babale. Ai në përgjimin e regjistruar në datë 29 maj të këtij viti me ish policin Erzen Breçani pranon se audio-përgjimi i publikuar nga PD ishte fals dhe se ishte vetë ai që kishte interpretuar zërin e Agron Xhafajt gjatë një takimi me Babalen.

Ndërkohë në një video të publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ?Babale?. Por videon e rrëzon dëshmia dhe përgjimi me Breçanin 2 ditë para se ai pretendon se është marrë në makinë nga Ardi Veliu.