Javën e ardhshme Maqedonia do t?i nis bisedimet për anëtarësim në NATO. Qeveria thotë se është gati për këtë proces. Megjithatë në këtë periudhë vendin e presin një sërë reformash për zbatim, ndërsa më e rëndësishmja është Marrëveshja me Greqinë. Vendi më së voni për 1 vit e gjysmë do të bëhet pjesë e Aleancës nëse deri atëherë përveç reformave ka përfunduar në tërësi procesi i ndryshimeve kushtetuese për ndërrimin e emrit.