http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Partisë Demoktarike, Lulzim Basha refuzojnë të pajtohen lidhur me akuzat që ky i fundit ka bërë për 3.4 mln euro të gjetura në makinat Toyota Yaris, në Portin e Durrësit.Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën lidhur me padinë që Balla bëri ndaj Bashës për shpifje.Balla tha se i qëndron kërkesës së tij, duke kërkuar edhe dënimin e Lulzim Bashës.Kryetari i opozitës, nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga Gazmend Bardhi, përfaqësues ligjor i PD, si dhe avokati Ivi Kaso, të cilët kërkuan vijimin e procesit dhe refuzuan pajtimin mes palëve.Taulant Balla e paditi Bashën në gjykatë, pasi ky i fundit deklaroi nga foltorja e parlamentin se eurot e sekuestruara në Toyota Yaris ishin para droge dhe i përkisnin Taulant Ballës. Seanca e rradhës për përballjen e dy deputetëve do zhvillohet më 23 Tetor.