Ora News - Balla: Salianji i iku Prokurorisë. Nuk e kam takuar asnjëherë Fredi Alizotin

2018-10-10 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Taulant Balla ka reaguar sot pas videos së publikuar një ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji ku kunati i "Babales", Fredi Alizoti implikon Taulant Ballën dhe drejtorin e Policisë Ardi Veliu në këtë çështje.

Balla tha se nuk e ka takuar asnjëherë Fredi Alizotin dhe se të gjitha akuzat nuk janë të vërteta. Sipas tij, është e turpshme që Salianji u largua sapo mbaroj emisionit ku ishte i ftuar ndërkohë që prokuroria kishte mbërritur për ti marrë pamjet filmike.

Balla: Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështje dhe të vazhdojë hetimin deri në fund, edhe për videoja të tjera të servirura, por personat që nxjerrin videot nuk duhet të ikin kur prokuroria shkon ti marrin provat që nxjerrin.

Rasti i mbrëmshëm i Salianjti nga Tv Klan, duke vënë në rrezik edhe rojet e televizionit në largim e sipër, është një rast i turpshëm, sepse detyra jonë ose më mirë në politikanët duhet të jemi shembulli i parë që në momentin që vihemi në dijeni të një prove të përfshirjes në një vepër kriminale duhet të jemi ne të parët që ta marrim provën dhe ta cojmë në prokurori. Në rastin konkret Salianji apo Luli si master regjisori i kësaj historie në vlerësimin tim rrezikon një vepër penale atë të fshehjes së krimit.

Pyetje: Jeni takuar me Fredi Alizoti?

Balla: Jo asnjëherë. Saliaanji e ka shtëpinë këtu se unë kam lëvizur dhe Salianji e sqaron.

Pyetje: Në një nga përgjimet e Fredi Alizotit thuhet se ai ka kaluar në anën tuaj, të PS. Cili është qëndrimi juaj?

Balla: Këto çështje ti sqarojë prokuroria, këtë cështje e krijoi PD. Pati disa ditë që Babalja u propozua për tu shpallur hero kombëtar. Tani kunati i heroit kombëtar paska tradhtëtuar PD dhe paska kaluar nga ne. Këto nuk janë të vërteta. Çështja ka ecur mirë dhe i bëj thirrje prokurorisë që këtë çështje ta çojë deri në fund, sepse duhet ti japim fund kësaj politike të turpshme të fabrikimit të akuzave. Nuk na votojnë shqiptarët se shpifim ndaj njërit tjetrit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babalja-balla-nuk-e-kam-takuar-asnjehere-fredi-alizotin