Pas seancës gjyqësore, Taulant Balla është prononcuar për kamerat duke u shprehur se nuk e besonte se Basha do të vinte ndonjë herë që të përballej.
Po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit. Unë e dija që Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk e besoj që do të paraqitet ndonjë ditë. Dhe të vijë që të përballet me akuzuesin. Unë do t?i shkoj deri në fund këtij procesi dhe do të fitoj një vendim gjykate. Kur thamë që Berisha i dha Bashës PD-në në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën përditë.