Report TV - Vritet me plumb në kokë ish-kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje

2018-10-10 2

LUSHNJE - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje, në fshatin Shegas. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 minuta, kur Qemal Halla, 48-vjeç është qëlluar me armë zjarri brenda në automjetin e tij rreth 100 m larg shtëpisë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Halla ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është qëlluar për vdekje. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Qemal Halla ka marrë një plumb në kokë. Viktima ka qenë kryeplak katërvjeçarin e kaluar kur ky fshat ishte pjesë e komunës Golem.

Ai ishte fermer dhe nuk rezulton person me precedent penal. Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje daljet e Lushnjes. Nuk dihen ende detaje për rrethanat e kësaj ngjarjeje. 

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Informacion paraprak

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Free Traffic Exchange