Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Liljana Luani, është vlerësuar me çmimin mësuesja e vitit për vitin 2018. Ajo ushtron profesionin e saj në shkollën "Pashko Vasa" në Shkodër, ndërsa pjesën më të madhe të 38 viteve të saj në arsim ja ka kushtuar fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja. Çmimi mësuesja e vitit u shpall nga kolicioni për arsimin në Shqipëri dhe Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Kolicioni për arsimin në Shqipëri dhe Qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve kanë shpallur fituesin e çmimit kombëtar, mësuesi i vitit.
Liljana Luani, mësuesja e shkollës 9 vjeçare "Pashko Vasa" në Shkodër, me 38 vite eksperiencë u nderua me çmimin më të lartë e kjo për faktin se shumë vite të punës së saj ja ka kushtuar fëmijëve të ngujuar.
Liljana Luani: Unë mendoj se kur gërshetohet profesionalizmi i mësueses me dashurinë e nënës bëhen punë të mëdha. Këtë dyja jam përjekur gjithmonë që ti bëj bashkë që të punoj dhe besoj se ja kam dalë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mesuesja-nga-shkodra-qe-dha-dije-femijet-e-ngujuar-shpallet-me-mesuesja-e-vitit