Luiza Gega sqaron keqkuptimin: Gjithçka u verifikua, unë kisha kohën më të shpejtë në Maratonë

2018-10-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës përfundoi me rezultate suprizë por edhe me keqkuptime. Atletja shqiptare Luiza Gega e cila u shpall fituesi për kategorinë e femrave për 21 kilometra, me kohën 1 orë 14 minuta e 18 sekonda krijoi konfuzion pas mbërritjes në finish. Megjithatë e vërteta është se Gega pati kohën më të mirë dhe ishte 38 sekonda në avantazh ndaj Agnes Chebet, që dha kohën 1 orë 14 minuta e 56 sekonda.

Kur atletët u ngjiten në podiumpati një debat nëse rekordmenja shqiptare e meritoi apo jo çmimin e parë për shkak se e para në finish mbërriti keniania Chebet. Afrikania pretendoi se ishte ajo fituese por Federata Shqiptare e Atletikës nëpërmjet një deklarate për shtyp pohoi se pajisja që Chebet kishte në trup, e kontrolluar më pas tregoi se ishte 38 sekonda më shumë se koha e Gegës, e cila ishte në një kategori tjetër. Rezultati është i verifikueshëm në faqen online të "Tirana Maratonë.com".

E kontaktuar nga "Ora News", Gega u shpreh se i vjen keq që emri i saj lakohet për diçka të tillë, ndërsa sqaroi se nuk është favorizuar nga askush, pasi gjithçka është e verifikueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/luiza-gega-sqaron-keqkuptimin-gjithcka-u-verifikua-une-kisha-kohen-me-te-shpejte-ne-maratone