Report Tv-‘Babalja’, Rama: Konspiracion për rrëzimin e qeverisë

2018-10-09 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të dalin të gjithë emrat që janë të përfshirë në dosjen ?Babale?, e cili rezultoi montazh dhe që prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Albert Veliun dhe kunatin e tij Fredi Alizoti, i cili nga përgjimet e zbardhura nga Report Tv ka pranuar se do të merrnin 200 mijë euro nga PD.

Në përgjimet e zbardhura nga Report Tv zbulohet se Albert Veliu ka takuar në fillim deputetin e PD-së Ervin Salianji. I pyetur nga Report Tv nëse ka deputetë nga opozita që meritojnë të përballen me akuza penale për dosjen ?Babale 1?, Rama tha se i di të gjitha dhe pret që të dalë e vërteta e plotë.

Ua kam lënë juve të bëni gazetari, do i jepnit përgjigje shumë thjeshtë këtyre pyetjeve dhe shumë më parë se prokuroria të arrinte në gjysmë konkluzionet deri tani. Unë i di të gjithë, por nuk dëshiroj që të them më tepër. Kam angazhuar një grup për të gjithë këtë dhe pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për ta lënë edhe sikur të zbutet, unë nuk jap vendime.

Edi Rama
Gjithashtu shefi i qeverisë akuzoi se skenari për ketë konspiracion për rrëzimin e qeverisë u përgatit në dy skuta shtetërore, por nuk pranoi që të përgjigjej kur u pyet sërish nga Report Tv nëse njëra nga këto ishte SHISH.