Ora News - Reforma zgjedhore, Balla: Të gatshëm për pilotimin e teknologjisë në zgjedhje

2018-10-09 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma zgjedhore ka ardhur në momentet e fundit të saj dhe kreu i grupit parlamentar socialist i bën thirrje opozitës të vijë në parlament për të përmbyllur këtë reformë. Balla tha se maxhoranca është e gatshme të pranojë pilotimin e teknologjisë në zgjedhje. Thirrje për pjesëmarrje të opozitës ka bërë edhe ambasadorja gjermane Susanne Schutz, e cila u shpreh se palët duhet të heqin dorë nga bllokimi. Për ekspertin Ilir Rusmajli, ky është momenti për të patur një reformë zgjedhore historike.

Një ditë pas platformës së opozitës për çlirimin e zgjedhjeve, në Kuvendin e Shqipërisë u organizua tryeza e debatit për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ftoi opozitën për të bashkëpunuar në komisionin e reformës zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e maxhorancës për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e vitit 2019.

Taulant Balla: Edhe në zgjedhjet e 2019 pavarësisht kohës shumë të shkurtër që na ka mbetur në dispozicion, kërkesën për të cilën para një viti PD hyri në çadër, për të testuar teknologjinë në zgjedhje.

E pranishme në diskutim, ambasadorja gjermane, Susanne Schutz, rikujtoi se reforma zgjedhore është një nga kushtet për negociatat dhe i bëri thirrje opozitës të vijë dhe të përmbyllë reformën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/reforma-zgjedhore-balla-te-gatshem-pilotimin-e-teknologjise-ne-zgjedhje