Ora News - Monitorim 24 orë në burgje pjesëtarëve të bandave e grupeve kriminale

2018-10-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se përfaqësuesit e botës së krimit, të cilët janë dënuar do t'i nënshtrohet një monitorimi të rrepte.

Një pr/ligj i tillë që mbështetet tek ligji italian quarantuno bis synon të ndalojë çdo të dënuar për përfshirje në krim të organizuar apo edhe organizata terroriste të ketë kontakte me botën jashtë burgut.

Burgjet do të vëzhgohen me kamera sigurie për 24 orë.

Rama: Kemi vendosur të ndërmarrim një ndryshim ligjor për të dyshuarit, apo për të dënuarit në përfshirje në krim të organizuar apo edhe organizata terroriste të cilët do ti nënshtrohen një regjimi të ri të rreptë izolimi dhe monitorimi duke iu ndërprerë çdo komunikim të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe vuajtjes së dënimit.

Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte të shumë të kufizura me qëniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruar, për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit.

Së treti kemi vendosur ngritjen e një salle operative monitorimi non stop me kamera të burgjeve të asigurisë së lartë, duke filluar nga burgu 313 edhe nga godina e operacionit "forca e ligjit". Ndërkohë që në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non stop e të gjitha instituicioneve peritenciare të Shqipërisë. Kjo e con sigurinë e burgjeve në një nivel të panjohur më parë. Kjo e con luftën kundër korrupsionit në burgje në një nivel të panjohur më parë.Kjo e con përgjegjësinë e atyre që punojnë në një nivel të panjohur më parë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-monitorim-i-rrepte-kriminelet-e-denuar

Free Traffic Exchange