Ora News - Inagurohet shtegu i parë turistik në Rubik

2018-10-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në zonën e Rubikut është inaguruar shtegu i parë turistik me gjatësi 7 km, i cili ka si karakteristika peisazhet panoramike, kulturën dhe historinë.

Grupi i përzgjedhur për udhëtimin e parë u shprehen të mrekulluar.

Turist: "Ka qenë një nga udhëtimet më interesante, më të sigurta, më piktoreske për zonën e Rubikut."

Investimi është realizuar nga humanistja austriake, Marjanne Graf në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë.

Synimi është zhvillimi i turizmit malor dhe atij të natyrës.

Marjanne Graf: "Një shteg që do t'ju tregojë edhe fëmijëve pesazhin e bukur dhe kulturën e lashtë."

Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Deda, thotë se synimi është ndërtimi i 400 km rrugë për turistët në të gjithë zonën

Ndrec Deda: "Është e domosdoshme krijimi i infrastrukturës për ta bërë vendin sa më të vizitueshëm."

Krijimi i infrastrukturës turistike pritet që të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj në Mirditë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/inagurohet-shtegu-i-pare-turistik-ne-rubik