http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte blindojnë shtëpinë e Xhisiela Malokut në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.Plani i masave për mbrojtjen e Xhisiela Malokut u zbatua vendosjes së tritolit në banesën e gjyshit Ramazan Muça ku 25 vjecarja jeton se bashku me nenën dhe motrën.Por, përveç ruajtjes së banesës, forcat policore kanë shoqëruar në komisariat mbi 20 persona, kryesisht banorë të zonës, një pjesë e të cilëve janë me precedentë te mëparshëm penal.Një dite me pare Xhisiela Maloku lëshoi akuza të forta duke pretenduar se pas vendosjes se eksplozivit qëndronte Partia Demokratike.Edhe pse ekspertiza mjeko-ligjore provoi se ne trup kishte shenja te dhunës 25 vjecarja mohoi qe te ishte keqtrajtuar nga ish i dashuri i saj Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.Por pavarësisht deklaratave publike te vajzës, gjykata e vendosi te lere ne masën e sigurisë te arrestit me burg Rexhep Rrajen i cili përballet me akuzën e përndjekjes.