Ora News - Telekom Albania, Rama: Serbët nuk janë të mirëpritur në këtë sektor strategjik

2018-10-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Biznesnet serbe janë të mirëpritura në republikën e Shqipërisë por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë."

Ky është reagimi i kryeministrit shqiptar lidhur me ofertën e kompanisë serbe të telefonisë Telekom Serbia për të qenë pjesë e tregut shqiptar të telefonisë.

Kryeministri ishte sot para gazetarëve ku prezantoi katër vendimet e qeverisë dhe u pyet nga gazetarët për ofertën serbe.

Ndërkohë më 8 tetor, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të bisedonte me kryeministrin shqiptar Edi Rama për raportimet se investimi i planifikuar i Telekomit serb në kompaninë e telekomunikacionit të Shqipërisë nuk është i mirëpritur.

?Do të flas me Ramën sot ose nesër dhe shpresoj ta zgjidhim këtë situatë,? tha Vuçiç në një event të përbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Beograd të hënën.

Telekom Serbia në tetor konfirmoi interesin e saj për blerjen e Telekom Albania, aktualisht në pronësi të Deutsche Telekom.

?Telekom Srbija dëshiron ta pozicionojë veten si një lider rajonal në tregun e telekomunikacionit në rajon dhe ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania,? tha kompania serbe për BIRN.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/telekom-albania-rama-serbet-nuk-jane-te-mirepritur-ne-kete-sektor-strategjik