Ndjekje në det në hapur në Itali, kapen dy shqiptarë me 500 kg kanabis me vlerë 5 mln euro

2018-10-09 0

ITALI-Sekuestrohet në Brindisi një gomone me 557 kg kanabis në bord, ndërsa janë prangosur dy shqiptarë të moshës 32 dhe 27 vjet, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Trafikantët u pikasën nga autoritetet italiane, të cilat në bashkëpunim me FRONTEX nisën operacionin duke ndjekur gomonen në det të hapur.

Shqiptarët tentuan që të largohen, por manovrat rezultuan të dështuara, pasi në fund u bllokuan duke u prangosur.

Report Tv publikon pamjet nga operacioni në det në hapur dhe momenti i arrestimit të shqiptarëve.

Kanabisi i sekuestruar ishte ndarë në 24 pako me sasi të ndryshme, ndërsa nëse do të hidhej në tregun italian vlera parashikohet që të arrinte deri në 5 milionë euro.

Në muajin e fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis në Itali, që vinin nga Shqipëria, ndërsa sipas italianëve nga fillimi i vitit 2018 janë arrestuar 39 trafikantë dhe janë sekuestruar më shumë se 16 ton kanabis në 16 gomone.