Ora News - Mbyllen 40 programe studimi, në përfundim të raundit të dytë të lira 7 mijë kuota

2018-10-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas përfundimit të raundit të dytë të regjistrimeve në Universitete, rreth 40 degë pritet të mbyllen. Kjo për shkak të mos regjistrimit të studentëve të rinj.

Rezulton se aktualisht janë 7 mijë kuota të lira, ndërsa në mjaft programe nuk ka më shumë se 10 të regjistruar.

Bëhet fjalë për degë si matematikë, histori, kimi dhe fizikë dhe kryesisht në Universitetet në rrethe.

Rigles Xhemollari, drejtuesi Organizatës ?Qëndresa Qytetare? rendit disa nga shkaqet që kanë sjellë këtë situatë.
Rigles Xhemollari: Shteti nuk ka një politikë strategjike për arsimin. Ne investojmë më pak për arsimin në rajon. Ne i kemi mbyllur rubinetin e parave arsimit.

Ndërkohë rektori i Universitetit të Korçës tha se institucioni që drejton ka mbyllur tre programe studimi dhe shkak është nota mesatare.
Ali Jashari: Janë vetëm tre programe që do tëpezullohen për shkak të vendosjes së notës mesatare 7. Pati një rënie në disa programe jo shumë të ndjeshme por në disa programe të tjera dhe të ndjeshme.
Një nga efektet e këtyre degëve do të jetë dhe lënia jashtë sistemit të atyre maturantëve që nuk kanë mesataren e duhur për të vijuar studimet e larta.

Sa u përket regjistrimeve, raundi i tretë do të jetë mundësia e rradhës për të fituar një degë të preferuar apo për tu shpallur fitues.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllen-40-programe-studimi-ne-perfundim-te-raundit-te-dyte-te-lira-7-mije-kuota