Ora News - Tirana Bank dhuron gjak

2018-10-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për të dhjetin vit rradhazi punonjësit e Tirana Bank kanë mbështetur Kryqin e Kuq Shqiptar në iniciativën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Mbi 2 mijë punonjës kanë shprehur solidaritetin e tyre përgjatë këtyre viteve në nismën për të shpëtuar jetë. Janë të sëmurët me talasemi dhe leuçemi ata që përfitojnë më shumë nga ndihma.

Stafi i Tirana Bank ka dhënë dhe një mesazh solidariteti dhe mbështetje për këtë iniciativë të përvitshme, duke u kthyer tashmë në një traditë.

"Të dhurosh gjak shpëton jetë, por nga ana tjetër përmirëson dhe shëndetin personal. Ndaj u bëjmë thirrje të gjithë atyre që e ndiejnë se mund të dhurojnë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti që do të zhvillohet në datën 10 tetor ditën e mërkurë pranë zyrave qëndrore të Tirana Bank në Tiranë por dhe në degët në rrethe".

Në Shqipëri, por edhe kudo në botë nevoja për rezerva të gjakut është e tillë që duhet të ketë 25 dhurues për çdo një mijë banorë.

Rreth 56 mijë njerëz në vit kanë nevojë për gjak në Shqipëri. Ndaj ajo që duhet të bëjmë është të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të dhurojmë gjak për të gjithë ata që kanë nevojë për të.

Me moton duke dhuruar gjak ndihmojmë ata që kanë nevojë për të. Çdo pikë ka vlerë.

Tirana Bank edhe një herë bën thirrje për të gjithë miqtë, familjarët e punonjësve por edhe klientëve të saj, të bëhen pjesë e iniciativës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-bank-dhuron-gjak