Basha: Kurre nuk kam kerkuar pushtet ne tavoline nga Rama

2018-10-08 2

Edi Rama e akuzoi se i ka kërkuar pushtet në tavolinë, por Lulzim Basha hedh poshtë çdo pazar me kundërshtarin e tij politik, të cilit i kujton lidhjet me krimin.

?Marrëzi dhe gënjeshtra për të mbuluar panikun që e ka mbërthyer se mbahet në pushtet falë bashkëqeverisjes së tij me krimin... Kurrë nuk kam kërkuar dhe nuk do të kërkoj pushtet në tavolinë dhe pushtet me dhunë. PD, koalicioni ynë do vijë në pushtet me votë të lirë.?

Votën e lirë thotë se e garantojnë disa mekanizma, mes të cilave edhe ai i dekriminalizimit të zgjedhjeve dhe vettingu në politikë, një ndër shtyllat e platformës që demokratët prezantuan, teksa maxhoranca ka gati draftin e saj për amendimet në kodin zgjedhor.

?Të gjithë bien dakord se kemi nevojë urgjente për një reformë thelbësore për të çliruar zgjedhjet nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore dhe jo thjesht për amendime fasadë. Gjëja më e rëndësishme është ndarja e politikës nga krimi, pa të cilën nuk ka asnjë shans për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, çfarëdo ndryshimesh të miratohen në legjislacionin përkatës?.

Free Traffic Exchange