Atë jemi mësuar ta shohim shpesh në ekran teksa flet për drejtësinë. Por ndryshe nga herë të tjera Eni Çobani ishte sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të folur për marrëdhënien me nënën e saj, Vnjesa.
Gjatë emisionit ajo tha se edhe pse profesioni i saj kërkon angazhim të madh, ajo gjithnjë gjen mundësinë për të qenë me mamanë e saj për të cilën thotë se është kritikja e saj më e madhe.
?Mamaja ime ka qenë mësuese. Ka kaluar një jetë jo shumë të lehtë sepse familja saj e origjinës ka patur probleme politike, por megjithatë ka treguar një korrektësi dhe një devotshmëri kudo që ka qenë me profilin e saj prej malësorje. Mami është mami, është dashuria. Marrëdhënia jonë nuk ka ndryshuar në asnjë moment, është njeriu më kritik për mua.
Prindërit e mi kanë qenë shtylla e familjes tonë dhe kemi ndarë bashkë emocione të mëdha. Ata kanë qenë të pandarë dhe mubulonin njëri-tjetrin në mënyrë të mrekullueshme dhe kanë qenë model për ne. Humbja fizike e babait e ka bërë që roli i mamasë të dalë parësor dhe që edhe unë edhe vëllai ta kemi në qendër të vëmendjes. Unë kam një të metë, nuk jam shumë e pranishme, flas me të në çdo moment, por nuk kam shumë kohë të rri me të. Mamaja ime nuk pranon kompromise është natyrë e prerë, me Hysenin edhe bëje ndonjë kompromis të vogël dhe kjo ndonjëherë ka bërë që me mamanë edhe të debatojmë. Kurse Hyseni më kuptonte me sy?, tha Çobani./tvklan.al