Shtohen denoncimet për dhunën në familje, 4500 raste këtë vit, psikologia: Jemi një shoqëri agresive

2018-10-08 0

Sipas denoncimeve në polici mesatarisht 86 gra thonë se dhunohen nga burrat cddo muaj, vetëm në qytetin e Tiranës. Ndërsa gjatë vitit të fundit policia ka trajtuar rreth 4500 raste të dhunës në familje, po ashtu edhe për barazi gjinore.

Shifrat janë dukshëm në rritje. Krahasur me një vit më parë, ku të dhënat flasin për rreth 1500 më tepër të prekur nga dhuna në familje. Sipas psikologes Eneida Frashëri, fakti që denoncimet janë rritur tregon që është rritur sensibilizimi i grave për të kundërshtuar dhunën.

Kriza e të qënit një shoqëri në zhvillim dhe varfëria mbeten faktorët kryesorë, por për psikologen Eneida Frashëri ka edhe faktorë të tjerë, si fakti që ne jemi mësuar të jemi një shoqëri agresive.

Është një normë e shoqërisë të qenit agresivë, sepse ne jemi një shoqëri agresive nga mëngjesi deri në darkë dhe për këtë arsye do të duhet shumë kohë që dhuna të kthehet një diçka jo normale dhe të denoncohet.

Eneida Frashëri, Psikologe