Abbie, është qeni që ka kaluar valën më të gjatë me lundrim në distancë prej 107.2 m. Abbie po ashtu ka provuar edhe lëshimin nga parashuta së bashku me pronarin e saj, Michael Uy nga SHBA-të. Abbie është adoptuar nga pronari aktual i saj Michael Uy, i cili e ka dërguar në plazh vazhdimisht për ta rehabilituar. Ai i ka mësuar sporte të ndryshme për ti krijuar vet besim. Abbie ka mbijetuar dhe është zhvilluar shumë me sportet dhe tani është shndërruar në qenin që ka thyer rekord për lundrim.