Brenda një jave çmimi i një litri naftë në Shqipëri është rritur me 10 Lekë. Në shumicën e pikave të karburantëve nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë.
Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë. ?Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë? shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.